Skip to Content

Bizneset e vogla shqiptare janë të gatshme për një të ardhme digjitale, duke rritur përdorimin e sistemeve POS, nëse kanë mbështetjen e duhur. Ky është përfundimi kryesor i një studimi të Mastercard* mbi adoptimin e POS nga bizneset në Shqipëri.

*Burimi: Studimi i Mastercard Advisors Research Center (ARC), Dhjetor 2024

Njoftim për shtyp

Ju mund të shkarkoni Njoftimin për Shtyp për nisjen e Programit Kombëtar të Përshpejtimit të Pranimit të Pagesave Digjitale këtu.

Benefitet për bizneset:

Benefitet për bizneset:

Kushtet e plota janë të disponueshme në institucionet financiare pjesëmarrëse. Për çdo pyetje në lidhje me Programin, ju lutemi drejtojuni institucionit tuaj financiar të zgjedhur.

 

Përmbledhje e Programit

P: Çfarë është Programi Kombëtar i Përshpejtimit të Pagesave Digjitale në Shqipëri (Programi POSI)?
P: Programi Kombëtar i Përshpejtimit të Pagesave Digjitale i Mastercard, në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë, synon të mbështesë bizneset e vogla dhe të mesme në kalimin drejt pagesave digjitale dhe të krijojë një përvojë më të mirë pagese për klientët. Nën moton “POSI,” programi mbështet tregtarët në vendosjen e pajisjeve të pranimit dhe zgjerimin e rrjetit të bizneseve që pranojnë pagesa me kartë.

P: Kur fillon dhe mbaron programi?

P: Programi nis më 1 Maj 2025 dhe do të zgjasë deri në shpërndarjen e 4,750 terminaleve POS të rinj ose deri më 30 prill 2026, cilado ndodh e para.   

 

Kriteret e Pranimit, Përfitimet e Programit, Rregullat e Përgjithshme të Programit

P: Kush ka të drejtë të marrë pjesë në program?
P: Bizneset në Shqipëri që plotësojnë TË GJITHA kriteret e mëposhtme janë të pranueshëm:

Bizneset e vogla dhe të mesme, përfshirë tregtarët individualë dhe shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, që operojnë në sektorët: Dyqane Ushqimore, Hotele, Restorante dhe Kafene, si dhe Taksi (kodet MCC të pranueshme mund t’i gjeni në këtë link)

Bizneset që nuk kanë pasur kurrë më parë një terminal POS (new-to-POS location).

Bizneset me dyqane fizike. 

 

P: Si mund të aplikoj për Programin?
P: Ju mund të aplikoni për Programin Kombëtar të Përshpejtimit të Pagesave Digjitale në Shqipëri duke kontaktuar me njërën nga institucionet financiare pjesëmarrëse:

·       BKT (Banka Kombetare Tregtare)

·       Credins Bank

·       Intesa SanPaolo

·       Fibank (First Investment Bank)

·       OTP Bank

·       Raiffeisen Bank

·       Union Bank

·       Tirana Bank

·       ABI

·       Rubicon

 

P: Me kë duhet të lidh një marrëveshje për t'u bërë pjesë e programit?
P: Duhet të lidhni një marrëveshje me një institucion financiar pjesëmarrës të përzgjedhur.

 

P: A ka ndonjë kosto për bizneset që duan të aplikojne pranë një institucioni financiar pjesëmarrës për t'u bërë pjesë e programit?
P: Jo, biznesi nuk ka asnjë kosto aplikimi pranë një institucioni financiar pjesëmarrës për t'u bërë pjesë e programit.

 

P: Çfarë përfitimesh kanë bizneset pjesëmarrës?

P: Bizneset që regjistrohen në program do të përfitojnë:

·       Pajisje POS pa asnjë kosto

·       0% komisione për të gjitha transaksionet me kartë, deri në një shumë të paracaktuar vjetore të vëllimit të transaksioneve me kartë, ose për një periudhë 12 mujore (cilido kusht që plotësohet i pari): 

·       EUR 19,000 në vit për dyqanet ushqimore

·       EUR 24,000 në vit për hotelet

·       EUR 15,000 në vit për restorantet dhe kafenetë

·       EUR 2,000 në vit për taksitë

Rregullat e Programit përcaktojnë MCC-të e pranueshme për secilin sektor: Dyqane ushqimore (MCC 5411), Hotele (MCC nga 3501 deri në 3999 dhe MCC 7011), Restorante & Kafene (MCC 5811, 5812, 5813, 5814, 5441, 5451 dhe 5462), si dhe Taksi (MCC 4121). 

 

P: Çfarë konsiderohet si pajisje pranimi?

P: Pajisje pranimi mund të jetë një terminal POS, një terminal PIN-pad i programueshëm, një terminal mPOS ose një terminal SoftPOS.

 

P: Cilat janë kostot për bizneset për përdorimin e pajisjes së pranimit gjatë periudhës së kontratës me institucionin financiar pjesëmarrës?

P: Biznesi nuk ka asnjë kosto për instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes së pranimit gjatë 12 muajve të parë.

Përveç kësaj, aplikohen 0% komisione për të gjitha transaksionet me kartë në sektorët e specifikuar derisa të arrihet pragu i paracaktuar i vëllimit vjetor të transaksioneve, ose deri në përfundimin e periudhës 12-mujore (cilido kusht që plotësohet i pari):

·       EUR 19,000 në vit për dyqanet ushqimore

·       EUR 24,000 në vit për hotelet

·       EUR 15,000 në vit për restorantet dhe kafenetë

·       EUR 2,000 në vit për taksitë

 

P: Sa pajisje pranimi mund të marrë një biznes pa pagesë?

P: Çdo biznes pjesëmarrës mund të marrë maksimumi 1 terminal POS pa asnjë kosto. Në rast se një biznes operon në më shumë se një MCC të pranueshëm nën një biznes të vetëm, secili MCC konsiderohet një tregtar i veçantë dhe mund të marrë një pajisje për çdo MCC pa pagesë.

 

P: A ka ndonjë kërkesë për bizneset në lidhje me pajisjen e pranimit?

P: Po, pajisja e pranimit duhet të mbetet aktive duke gjeneruar një minimum prej katër transaksionesh Mastercard në çdo tremujor.

 

P: Cilët transaksione me kartë janë të pranueshëm për komision 0% gjatë periudhës së programit?

P: Vetëm bizneset me dyqane fizike janë të pranueshëm për pjesëmarrje. Prandaj, vetëm transaksionet me kartë që kryhen në dyqan do të kualifikohen për komision 0% gjatë periudhës së programit, edhe nëse tregtari operon edhe online, edhe në dyqane fizike.

 

P: A konsiderohen vetëm transaksionet e kryera me karta Mastercard për komision 0%?

P: Jo, TË GJITHA transaksionet që plotësojnë kriteret e mësipërme mbulohen nga programi, pa marrë parasysh kartën. Megjithatë, që një pajisje pranimi të mbetet aktive, duhet të kryhen të paktën 4 transaksione me karta Mastercard çdo tremujor.

 

P: A mund të marrë pjesë në program më shumë se një herë?
P: Jo, bizneset e pranuara mund të marrin pjesë në program vetëm një herë.

 

P: A është e mundur të ndryshohet institucioni financiar gjatë pjesëmarrjes në program?
P: Sipas rregullave të përgjithshme të programit, nuk mund të keni përfitimet e programit nëse ndryshoni institucionin financiar.

 

Përfundimi i Programit:

 

P: A mund të dalin bizneset nga programi para përfundimit të periudhës 12-mujore?

P: Po, në çdo kohë gjatë periudhës 12-mujore pas nënshkrimit të marrëveshjes me një institucion financiar pjesëmarrës, bizneset mund të largohen nga programi dhe të kthejnë terminalin POS pa asnjë kosto ose penalizim.

 

P: Çfarë ndodh pasi përfundon periudha 12-mujore?

P: Pas përfundimit të periudhës 12-mujore, bizneset mund të kthejnë terminalin POS pa asnjë kosto ose penalizim, ose të kalojnë në termat e paracaktuara të kontratës me institucionin financiar pjesëmarrës në momentin e nënshkrimit të kontratës.

 

Nëse keni ndonjë pyetje tjetër ose keni nevojë për informacion shtesë, mos hezitoni të kontaktoni institucionin tuaj financiar të preferuar për më shumë detaje.